“Rama harxhoi rezervat e shtetit”, gazetari: Vaksina kineze u ble më shtrenjtë se Pfizeri

Nga Klodian Tomorri

Ky mirë bëri që i mori këto vaksinat kineze. Por problemi me këtë coronavac-un është se nuk e di askush me saktësi sa efektive është për të parandaluar infektimin.

Në fillim kinezët thane se është 91 për qind efektive. Pastaj, kur nisi ta përdorë Brazili, provat klinike të bëra nga mjekët brazilianë, dolën në përfundimin se ishte 50.4 për qind efektive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më vonë e provuan turqit, të cilët raportuan efikasitet në masën 80-83 për qind. Por edhe sot askush nuk e di tamam sa efektive është.

Swiss Digital Mobile Reklama

Problemi është se kinezët janë kinezë dhe nuk e kanë shumë qejf transparencën. Kompanitë kineze që kanë prodhuar vaksinat, nuk i publikojnë të dhënat që ekspertët e pavarur të mund të bëjnë  vlerësim të pavarur shkencor.

Pavarësisht thirrjeve dhe presioneve ndaj kompanive kineze prodhuese, përfshirë Sinovacun, për të publikuar të dhënat, ato vazhdojnë t’i mbajnë sekret. Kjo është arsyeja se pse Perëndimi nuk i merr seriozisht në konsideratë ato si vaksina, perveç ndonjë vendi si Hungaria.

Qe efektiviteti i vaksinës kineze është më i ulët se Pfizeri apo Moderna, kjo është e sigurtë. Për këtë mjafton të krahasohet trajektorja e epidemisë në Izrael dhe në Kili.

Kur Izraeli arriti të vaksinonte gjysmën e popullsisë me dozën e parë të Pfizerit, numri i infektimeve filloi të binte me shpejtësi nga dita në ditë.

Kili ka vaksinuar mbi gjysmën e popullsisë me dozën e parë të Sinovacut dhe 20 për qind të popullsisë më të dy dozat. Në Kili, infektimet jo vetëm që nuk po bien, por vazhdojnë të rriten. Sot qeveria kilene e futi serish vendin në karantinë totale.

Do Zoti, tek ne do të funksionojë. Jo për gjë, por e kemi blerë edhe më shtrenjtë se Pfizerin këtë vaksinen kineze ne, madje sakrifikuam edhe fondin rezervë të buxhetit që në mars.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?