FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama i jep çelësat e vilës së re dykatëshe familjes Koçi

Dy muaj më parë, Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu panë nga afër kushtet e vështira në të cilat jetonte familja e Ilir Kocit, në Marikaj të Vorës, në një banesë të rrënuar ku pamundësia ekonomike e prindërve ua vështirësonte jetesën 6 anëtarëve të saj.

“Sot, vetëm dy muaj më pas, familja Koci mori celësat e një vile të re dykatëshe, me hapësira të bollshme për 4 fëmijët e rritur dhe e arreduar sipas kërkesave të kohës”,- bën të ditur Kryeministria në njoftimin për mediat.

Kryefamiljari, Iliri dhe bashkëshortja e tij u shprehën mjaft të emocionuar ndërsa e falenderuan Kryeministrin për këtë dhuratë të bukur për Krishtlindje. ​

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk janë shumë familjet që ishin në gjendjen që ishit ju, në pikëpamjen e shtëpisë, por sidoqoftë janë dhe ne i kemi regjistruar dhe do i ndihmojmë të gjithë, pak nga pak”,- u shpreh ndër të tjera Kryeministri Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?