Rama i përgjigjet Bashës: “Aktorin” e videos e gënjyet dy herë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për akuzat e PD lidhur me dëshminë e Fredi Alizotit, presoni që në videon e publikuar nga deputeti demokrat Edvin Salianji thotë se policia dhe Taulant Balla i kanë bërë presion.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama thotë se “aktorin” Fredi Alizoti demokratët e gënjyen dy herë.

“Po Artist po, këtë aktorin mund ta gënjenit dy herë,edhe kur e futët në rrugën e burgut me filmin,edhe kur i thatë jepi,shpif për Taulantin që të shpëtosh nga burgu!Po si i bëhet të vërtetës o Artist,të vërtetës që s’ka mbushës e analist kazani që e mbulon dot?E di, në hall je”,- shkruan Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajme të tjera për këtë argument:

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?