Rama i përgjigjet Bashës: Kur partinë e drejton ti, ka marrë ferra uratën

Kreu i PD, Lulzim Basha përmes një statusi në Tëitter, ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Basha thotë se kryeministri ka ndezur motorët e propagandës me  shpifje dhe përbaltje për të mbrojtur pushtetin dhe se  hendeku midis oborrit të Ramës dhe njerëzve të thjeshtë do të thellohet.

Brenda pak minutave, kreut të opozitës i është përgjigjur vetë kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po nëmpërmjet një statusi në Tëitter, Rama shprehet se “kur një  parti politike shpall si platformë dhunën verbale mbi sipërmarrësit ka harruar pse ekizston”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kur një parti politike shpall si platformë dhunën verbale mbi sipërmarrësit ka ngatërruar sistemin ku vepron;ka harruar arsyen pse ekziston;ka marrë fund si alternativë qeverisëse e është kthyer në maskë gjobvënëse!Kur këtë parti pastaj e drejton LB ferra e ka marrë fare uratën,” shkruan Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?