FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama inaguron punimet e rrugës Kardhiq-Delvinë: Nga Tirana në Sarandë për 3 orë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inagurimin e nisjes së punimeve të rrugës Kardhiq-Delvinë. Rama ka thënë se ndërtimi i kësaj rruge do të shkurtojë përshkimin e distancës nga Tirana në Sarandë në 3 orë.

Rama tha se kjo rrugë do të bëjë të mundur që të ketë një rritje të punësimit, lëvizjes duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen ekonomike.

“Së shpejti fillon segmenti Thumanë-Kashar, Milot-Balldrenë, Orikum-Llogara. Do kemi një pamje tjetër të rrugëve të Shqipërisë. Do përfshihet edhe By-passi i Tepelenës që do të integrohet në këtë rast. Edhe këtu kemi trashëguar të njëjtin problem si në rrugët e tjera, mungesën e studimit gjeologjik. Të gjitha këto do sjellin rritje të ekonomisë, punësimit dhe lëvizshmërisë. Duke iu garantuar se ne do të bëjmë diferencën, do kërkojmë maksimumin e cilësisë nga kompanitë. Do shkurtohet diferenca e rrugës Tiranë-Sarandë, në 3 orë. Buxheti për rrugën Kardhiq-Delvinë do të jetë nga shteti dhe bashkëpunimi me PPP, është shprehur kryeministri Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?