FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama ironi me francezët, tregon gafën me himnin në prani të Macron

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, ku janë të pranishëm krerët e 40 vendeve të botës, ministra dhe ekspertë.

Rama e ka nisur fjalën e tij me një batutë, ku ka shkaktuar të qeshura të shumta te të pranishmit.

Kreu i qeverisë shqiptare iu tregoi të pranishmëve, ku ndodhej edhe vetë Presidenti i Francës, Emanuel Macron, incidentin e ndodhur në Paris, në ndeshjen Shqipëri-Andorra. Rama tha se francezët iu vunë shqiptarëve himnin e Andoras dhe pasi kuptuan gabimin, i kërkuan falje Armenisë se i kishin vënë himnin e gabuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Faleminderit që nuk bëtë të njëjtin gabim që bëre me disa të tjerë. Ndërkohë që po dëgjoja gabimet, që po bëje, po mendoja për ca gabime shumë më të mëdha. Kur Shqipëria luajti në Paris, futboll, i vunë himnin e Andorës. Të gjithë u çuditëm, dhe pastaj francezët e kuptuan se kishin bërë gabim, dhe pastaj i kërkuan ndihmë Armenisë, se i kishin vënë himnin e gabuar. Kështu që faleminderit, ka edhe më keq”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?