Rama ”kërcënon” drejtorët e Hipotekave: Kush zvarrit çështjet e qytetarëve, shkon në Prokurori
Kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar të gjithë drejtorët e Hipotekave në vend se do të mbajnë përgjegjësi për çdo ankesë të qytetarëve.”Të gjithë drejtorët që nuk zgjidhin problemet e qytetarëve do të shkojnë përpara Drejtësisë”.
Gjatë një takimi me drejtorët e Hipotekave dhe të ALUIZN-it në Ministrinë e Drejtësisë, Rama pohoi se të gjithë drejtorët e rinj që kanë dalë nga konkurset do të jenë në provë.
Mes të tjerash ai theksoi se këta punonjës duhet të fitojnë çdo ditë betejën që të paguhen me taksat e qytetarëve. Rama kujtoi edhe rastin se 35 punonjës të Hipotekave po përballen me drejtësinë për shkak të abuzimeve me detyrën.
Pjesë nga deklarata
Do përmbysim sistemin e grabitjes, korrupsionit, parazitizmit në zyrat e shtetit. Do vazhdojmë të kërkojmë aleancën me njerëzit e zakonshëm për të luftuar të gjithë grabitqarët dhe parazitët që vazhdojnë të kenë vend në kët sistem.
Dua ta theksoj qartë se që nga korriku, ku kam kërkuar dorëheqjen e gjithë drejtuesve të hipotekave deri sot kanë kaluar gjashtë muaj dhe sot duam të bëjmë më të mirën në përzgjedhjen e drejtuesve të hipotekave. Unë i refuzoj të gjitha pretendimet për ndërhyrje në këto konkurse, pasi askush nuk na detyronte të bënim konkurse. Dua ta bëj të qartë për ata që shfaqin skërmitjet e cinizmit në publik se një drejtor këtu apo atje na paska qenë kontributor i PS në fushatë elektorale, këto procese nuk përjashtojnë socialistët, por u japin mundësi të gjithëve të përfshihen dhe kriteri i vlerësimit për ne nuk fillon nga të qenit socialist a demokrat, por fillon te i aftë apo i paaftë.
Kam beism se është bërë zgjedhja më e mirë e mundshme në kushtet kur ëstë zhvilluar gjithë ky proces, kam edhe bindjen se jemi ne të parët, ministrja e Drejtësisë dhe gjithë struktura përgjegjëse që duhet të verifikojë cdo ditë drejtësinë dhe vlerën e cdo zgjedhjeje. Të gjithë jeni në provë, dhe provën nuk e keni me ndonjë parti, as me qeverinë, por me popullin shqiptar.
ALUIZNI ka shembuj të shkëlqyer që vlejnë për të ndarë qartë shapin nga sheqeri, edhe pse ky proces është larg të qenit i përfunduar. Lufta me korrupsionin, ryshfetin, cinizmin, është një luftë që vazhdon cdo ditë. Secili nga ju duhet ta ketë shumë të qartë se duhet ta fitojë të drejtën për t’u paguar nga taksat e shqiptarëve.
Ne kemi nisur procesin e reformës për titujt e pronësisë, deri në qershor do kemi formësuar agjencinë kombëtsare të titujve të pronësisë, që do të thotë bashkim i këtyre dy institucioneve, që do t’i japë fund ping-pongut të tmerrshëm dhe ecejakeve pa fund të qytetarëve, sepse hipotekat preferojnë ti bien shkurt. Sot nuk jemi vetëm, edhe pse aleatin që e kemi zgjedhur dhe që e duam cdo ditë e më të fuqishëm, që është njeriu, nuk e kemi ende në atë pozicion dhe fuqi që me siguri do ta kemi në vijim, pasi ka ende mosbesim. Janë 35 punonjës hipotekash, që janë larguar nga detyra dhe janë në procese penale, si pasojë e platformës bashkëqeverisëse.
Kjo platformë ka lidhjen direkte të qytetarëve me ministrat. Gjonaj është instanca që merr dhe interesohet direkt për cdo ankesë të qytetarëve, por nga ky moment cdo drejtor hipoteke do mbajë përgjegjësi për cdo aneksë të qytetarëve dhe dhënien në kohë të qytetarit dhe kush është përgjegjës për vonesat.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155483977331523/
KOHA JONË SONDAZH

