Rama mbledh Kryesinë e PS: Të shkohet në zgjedhje

Partia Socialiste ka mbledhur kryesinë e re pas asamblesë së zhvilluar ditën e shtunë. E drejtuar nga vetë Edi Rama, kryesia e PS-së ka diskutuar për vendimet e marra.

Burime nga PS-ja kanë bërë të ditur se ka qenë Rama që ka kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të partisë.

”Të bëhen zgjedhje të reja për kryetar të partisë, sepse ka kaluar afati”,-mësohet se ka thënë Edi Rama. Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për të zgjedhur kryetarin e PS-së, apo të degëve në rrethe, por duket se Rama po shkon drejt zgjedhjeve. Gjithashtu ai ka kërkuar mobilizim të bazës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?