FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama mbledhje urgjente me ministra dhe drejtorë, zbulohet çfarë do diskutohet

Kryeministri Edi Rama do të mbledh ditën e sotme qeverinë si dhe disa drejtorë institucionesh. ‘BalkanWeb’ raporton se takimi ku do të jetë i pranishëm kreu i Ekzekutivit do të mbahet në Pallatin e Brigadave.

Bëhet e ditur se në këtë takim, që do të nisë në orën 14:30 do të bëhet një analizë mbi qeverisjen dhe punën e institucioneve deri më tani, ku secili do të ndalet mbi sektorë përkatës. Ndërkohë, ministrat do të raportojnë për ecurinë e dikastereve.

Kujtojmë se javën e kaluar, pikërisht ditën e premte Rama bashkë me kabinetin e tij qeveritar udhëtoi drejt Lezhës, ku u mbajt mbledhja e parë e qeverisë për këtë vit, ndërsa u fol edhe për 100 ditët e para të qeverisjes për këtë mandat të dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?