Rama mbron qeverinë: S’ka nevojë për ndryshime
Më datë 22 korrik socialistët do të mbledhin Asamblenë Kombëtare. Data është vendosur në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS-së, që u zhvillua në orën 10:00, ndërsa u drejtua nga kryeministri Rama. Pas mbledhjes, në një prononcim për mediat, i pyetur nga gazetarët për ndryshime në qeveri, Rama tha se nuk do të ketë lëvizje.
”Kemi bërë një diskutim mbi gjithë pasqyrën e 30 qershorit. Kemi parë më kujdes çdo qark, çdo bashki. Kemi diskutuar për mbledhjen e Asamblesë Komnbëtare ku sigurisht do të flasim për çka është bërë dhe çka do të bëjmë në vijim pas pushimeve. Gjëja më e rëndësishme është që kemi hapur një diskutim për ta çuar në një nivel tjetër organizimin terësor të PS në funksion të marrëdhënieve më të hapura dhe më efektive me çdo komunitet në funksion të harmonizimit të linjës sonë politike me mirëfunksionimin e bashkive dhe padiskutim në funksion të një qëndrimi të qartë që kemi mbajtur dhe gjatë fushatës në çdo bashki që deri dje është qeverisur nga e djathta për të ndërtuar një proces solid në raport me administratën për të mos shfaqur asnjë tendencë tradicionale prej “pushtuesish” në këto bashki, për të respektuar të gjithë ata që punojnë në këto bashki, për të mos prekur asnjë grua apo vajzë që figuron në administratën bashkiake dhe për të pasur transparencë maksimale në të gjitha lëvizjet që mund të jenë të nevojshme. Jo në funksion të një spastrimi politik por në funksion të meritës”,-tha Rama.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar 13 tetorin si ditë kur qytetarët e Shqipërisë do të votojnë për kryetarët e bashkive të tyre.

KOHA JONË SONDAZH

