Rama me biznesin e vogël në Durrës: Ata që dalin në protesta e dinë se krizën e solli lufta
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësues të biznesit të vogël në Durrës për të prezantuar pikat e paketës së rezistencës sociale.
Gjatë fjalës së tij, Rama përmendi protestat që po zhvillohen ditët e fundit për rritjen e çmimeve, duke thënë se edhe ata që i instrumentalizojnë këto e dinë shumë mirë që kriza është pasojë e luftës, ndaj dhe turpi i tyre është më i madh.
“Bizneset e vogla janë aleati ynë më i rëndësishëm që për të cilët jo rastësisht si asnjë vend tjetër në rajon ka taksa zero dhe paguan zero TVSH. Rrugës kur po vija po shikoja disa grafikë nga burime serioze ndërkombëtare të cilave u referohet e gjitha bota për rritjen e çmimeve, qoftë të naftës, qoftë edhe të ushqimeve. Janë kaq kuptimplota për njëtrajtshmërinë e rritjes së çmimeve dhe për përputhjen e kësaj rritje të çmendur, ekzaktësisht me çmendurinë e luftës.
Këtë e ka sjellë lufta duhet të jesh krejtësisht i papërgjegjshëm që ta mohosh, në rast se ti e di. Unë besoj se ata të cilët bënë përpjekjen për të instrumentalizuar protestat, e dinë që këtë e ka sjellë lufta dhe kjo e bën turpin e tyre edhe më të madh. Në këtë luftë ne jemi në krahun e atyre që janë të kërcënuar te pastrohen etnikisht nga territori i tyre”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

