Rama me gratë në Elbasan, thirrje këngëtares: Ne të tallavasë jemi, ata dëgjojnë Ludwig van Beethoven me Vrenozin në krye

Kreu i PS-së, Edi Rama ka vijuar këtë pasdite takimet me gratë dhe vajzat në Elbasan. Ndryshe nga takimet e kaluara, Rama i ka kërkuar këngëtares Englantina Toska që hapi takimin, që të këndojë sërish. Kënga qëlloi të ishte e paplanifikuar sepse Rama iu afrua dhe ia kërkoi këngën e radhës si një mesazh ironik për PD-në. ”Merrja dhe një këngë tjetër se ne të tallavasë jemi, nuk jemi si ata që dëgjojnë Betovenin me Vrenozin në krye”,-tha Rama.

Me tej ai tha: “Po të isha vonuar më shumë dhe salla do të ishte me burra, nuk do të kishin ngelur as gjysma. Prandaj ju falënderoj që më pritët. Një burrë pa gruan është gjysmak. Një parti pa gratë është çyryk.

Partia Socialiste kishte në Elbasan 12% vajza dhe gra, por tani kemi 40% që përfaqësojnë forcën tonë poltike. Por nuk do të ndalemi, do të shkojmë në 50%.”.

 

SHKARKO APP