Rama: Modernizimi i administratës, reformë antitepsi e mirëfilltë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën me titull Reformimi i Shërbimeve Administrative u shpreh se kjo është një reformë e mirëfilltë antitepsi që synon shkurtimin e procedurave që çojnë shtetin tek qytetari dhe shkurtimin e duarve të shtetit nga xhepat e qytetarëve…

Rama u shpreh se qytetarët nëpërmjet denoncimeve të tyre në platformën “shqipëriaqëduam.al” kanë çuar 35 punonjës të administratës në Prokuri.

“Përgjigja është modernizimi, shkurtimin e duarve të shtetit në jetën e xhepin e qytetarëve për shërbime që janë të drejta e që shteti duhet t’i garantojë. Ne do vazhdojmë procesin, kemi realizuar gjëra të rëndësishme, për të hequr figurën e doganierit nga jeta e tyre, dhe sot të importosh në Shqipëri dhe të eksportosh do të jetë një proces pa doganierin në mes, mjafton një kompjuter dhe për 20 minuta ti zhdoganon mallin. Kjo për ne është një betejë për jetë e vdekje për të hequr parazitët nga zyrat e shtetit që torturojnë qytetarin. Reforma do kërkojë kohën e vet. Është domosdoshmëri që njerëzit të marrin sot atë që i takon pa pritur që ky operacion të japë rezultatet në katër vite. Që sot çdokush duhet të ketë forcën që të reagojë e të marrë atë që i takon po qe përballë një parazit a grabitqar që i ndalon të drejtën e tij. Ministrja e Drejtësisë bëhet për 3 minuta forca që vihet në shërbim të saj. T’i biem me grusht një paraziti e grabitqari që është i veshur me kostum e që rri mbrapa recepsionit e që në vend që të të japë të drejtën të vështirëson punë, siç ka ndodhur 12 vjet,” tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?