Rama në Elbasan: Nxitoni, ka vende pune. PD: Mirësevjen o Pasha i drogës (FOTO)

Mes protestës së PD-së, në Panairin e Punës në Elbasan, kreu i qeverisë Edi Rama bëri me dije se në këtë qark janë 1576 vende të lira pune. Rama ju bëri thirrje të gjithë atyre që janë në kërkim të një pune të kontaktojnë me kompanitë dhe zyrat e punës për t’u punësuar, qoftë si punonjës të thjeshtë, apo edhe në punë që kërkojnë formim të lartë.

”Ka vende të lira pune për punonjës të thjeshtë, por edhe për financiarë, ekonomisë, inxhinierë, pra vende që kërkojnë një formim të lartë dhe që paguhen me rroga të larta. Ju bëj thirrje atyre që janë në kërkim të një pune që të vijnë dhe të kontaktojnë me kompanitë, ndërkohë që zyrat e punës janë në dispozicion për të lehtësuar procesin. 70% e personave që kanë dalë nga ndihma ekonomike janë grup mosha 24-45 vjec, një grupmoshë në pjesën më aktive dhe është e pamundur ta konsiderojmë këtë grupmoshë se mund të mjaftohet me një ndihmë ekonomike. Mundësitë janë, 1576 vende të lira pune janë vetëm këtu. Shifrat thonë se kush kryen arsim profesional ka më shumë mundësi për punësim, se ata që kryejnë universitetin”,-tha Rama.

Sipas kryeministrit, zyra e punës së Elbasanit ka ofruar shërbime cilësore, papunësia është ulur me 5.4 për qind, një tregues inkurajues i shënuar vetëm gjatë vitit të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mundësia për ta ulur edhe më tej është reale, pasi këto kompanitë që janë këtu në panair dhe që kanë këto vende të lira pune janë reale. Kushdo që është i interesuar për të punuar, këtu mund të gjejë vende e mundësi të ndryshme, nga ato që kërkojnë aftësim e profesionalizëm, por edhe në rastin më të keq, ajo me pagën më të ulët sërish ofron 5-fishin e ndihmës ekonomike. E përsëris, mundësitë janë dhe punë ka. Dua të theksoj gjithashtu se sipas shifrave, kush kryen arsim profesional ka shumë më shumë mundësi për të gjetur punë, sesa ata me shkollë të mesme të përgjithshme. Jemi në një rrugë ku duhet të bëjmë shumë më tepër, por në rrugë të mbarë sepse po bëjmë një rritje të besueshme të punësimit real”, theksoi ndër të tjera Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa demokratët i bënë ”pritë” me pankarta dhe sipas burimeve, Rama ndryshoi rrugë. Burime nga PD-ja thonë se demokratët nuk janë tërhequr dhe turi i Ramës në Elbasan nuk do të jetë i qetë. Ata protestojnë me pankarta ku e cilësojnë Ramën Pasha të Drogës. Sipas PD-së, policia ka reaguar duke i shtyrë dhunshëm protestuesit për t’i hapur rrugë, Ramës dhe ka tentuar t’u marrë parullat. Kryeministri, për shkak të tyre, ka devijuar rrugën. I nisur për tek Prefektura, ai ka marrë rrugën për nga Kalaja nën thirrjet e forta të demokratëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?