FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama në Kolonjë në krah të Stefos: Projekti ynë nuk vazhdon duke ndërruar dorë

Gjatë mesditës, Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane (AShE) ka prezantuar kandidatin për kryetar të Bashkisë së Kolonjës, Dr. Ilia Stefo. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se aleanca qeverisëse ka zgjedhur njeriun e duhur, pas shumë konsultimesh.

“Kemi zgjedhur njeriun e duhur për të vazhduar punën që la përgjysmë Arben Malo. Ne sot vijmë dhe kërkojmë me kokën lart mbështetjen tuaj, pasi jemi të bindur se pavarësisht problemeve të mëdha që kërkojnë zgjidhje, ky komunitet e ka shumë të qartë se në këto 3 vite, qeveria jonë i ka hapur rrugë një procesi historik transformimi të vendit, duke bërë reforma që të tjerë para nesh as nuk i mendonin.

Reformat duan kohën e tyre, janë operacione të dhimbshme, por të domosdoshme për t’i dhënë të rinjve një Shqipëri tjetër, ndryshe nga ajo që trashëguam për shkak të mungesës së reformave dhe të keqqeverisjes”, u shpreh kreu i qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kolonjarët nuk duhet të ndahen majtas e djathtas, megjithëse këtu, edhe djathtas, të majtë gjen. Vota duhet të jetë shprehje e respektit për një punë të nisur dhe e bindjes se vetëm duke kaluar stafeta brenda kësaj familjeje politike, puna e nisur mund të vazhdojë e mund të përfundojë. Projekti ynë nuk vazhdon dot duke ndërruar dorë”, shtoi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa kandidati Ilia Stefo theksoi se “rizgjimi i vlerave dhe ekonomisë së kësaj zone të mrekullueshme” është objektivi i tij.

“Kam shërbyer si mjek për 30 vjet dhe tani jam në garë për Bashkinë e Kolonjës. Këto dy detyra kanë të përbashkët shërbimin dhe përkushtimin ndaj njerëzve. Kam ndjerë mbështetje të madhe për këtë kandidaturë dhe ky është motivimi më i madh për mua. Rizgjimi i vlerave dhe ekonomisë së kësaj zone të mrekullueshme është objektivi im. Me mbështetjen e kryeministrit Rama do të realizojmë projektet për Kolonjën”, tha Stefo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?