FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama në Preshevë: Asnjë pengesë për njohjen e diplomave

Gjatë vizitës në serbi, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë dhe në Luginën e Preshevës, ku ka diskutuar mbi nevojat e shqiptarëve që jetojnë aty.

Në këtë takim Rama ishte i shoqëruar dhe nga deputeti shqiptar i parlamentit serb, Riza Halimi, ku theksoi se qeveria shqiptare ka hequr çdo pengesë për njohjen e diplomave të studentëve të luginës së Preshevës.

“Po zhvillohet dhe infrastruktura që do të prekë pozitivisht Luginën e Preshevës. Duhet të formalizojmë binjakëzimin me bashkitë tona, duke u mbështetur te rilindja urbane në Shqipëri”, tha Rama, duke shtuar se këto zhvillime për përfaqësuesit e Luginës konsiderohen pozitive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri shqiptar tha se homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç, është angazhuar për një proces që ka shumë hije të së shkuarës për t’i lënë pas.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do të vazhdojmë me vullnet të plotë të promovojmë ndërtimin e urave mes shqiptarëve të Luginës dhe Shqipërisë”, përfundoi kryeministri i Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?