FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama në Shkodër, paralajmëron ndryshimin e drejtorëve

Edi Rama edhe njëherë tjetër nuk ka kursyer të sulmojë bashkinë Shkoder për punë të dobët, por këtë herë jo publikisht por në mbledhjen me strukturat e PS dega Shkodër.
Gjatë një takimi me dyer të mbyllura për riorganizimin dhe përgatitjen për 2017, ai është shprehur haptazi se do ta kemi me të lehtë garën përballë kësaj administrate.
Shkodra dhe vetë PD e njeh mirë kryebashkiaken Ademi por edhe punën që po bën me stafin e saj, prandaj të punojmë fort për një fitore të padiskutueshme mësohet nga burime të selisë rozë Shkoder tu ketë thënë Rama anëtarësisë.
Kreu i PS njëherësh ka bërë me dije se do të ketë ndryshime të drejtorëve në Shkoder dhe paralelisht ka kërkuar skanim të punonjësve të administratës rreth efiçensës në punë.
Do të kemi energji dhe imazh të ri ka shtuar kreu i qeverisë, të cilit anëtarësia i ka kërkuar më shumë vemendje për punësimet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?