FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Në shkurt do të goditen të korruptuarit

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në muajin shkurt, me “siguri” do të fillojë ndëshkimi të korruptuarve. Gjatë një fjalimi të gjatë përpara familjarëve të viktimave të 21 janarit, kryeministri e konsideroi çadrën e protestës së opozitës vitin e shkuar si një barrikadë kundër vettingut.

Rama: Sot, vetëm dy vite më vonë reforma në drejtësi ka kaluar, liria e tokës së nxanun ka filluar, ethet e frikës nga ndëshkimi i kanë kapur të pushtetshmit.

Në janarin e shkuar ishim këtu. Ngushëllimi për ju ishin fjalët optimiste për Vettingun dhe në shkurt pas atij janari u ngrit disa hapa nga këtu një çadër për ta vrarë vettingun, duke marrë peng zgjedhjet në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot, në këtë janar vettingu ka filluar dhe në shkurt me siguri do të fillojë ndëshkimi i të korruptuarve që mbajtën peng kaq shumë vite drejtësinë, si prokurorë apo gjykatës.

Swiss Digital Mobile Reklama
Ora News - Rama: Me siguri, në shkurt do të goditen të korruptuarit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?