Rama nis diversionet pas shkarkimit të kryebashkiakut: Hila tha se e bëri Basha
Kryemnistri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila.
Në reagimin e tij në “Twitter”, Rama bën diversion duke cituar Hilën, i cili sipas Ramës, paska pranuar që ngjarjen e djeshme e bëri Basha.
“Artist, dil jepi xhevap Zef Hilës që tha shkollën e dogje ti me atë fotokopjen e shëmtuar të enveristëve më kokëboshë të 91shit, Aleanca e Demokratëve a si e quan ti! Dil Artist, se është koha të marrësh përgjegjësi për dyfytyrësinë e javës së fundit, hidh gurin e fshih dorën”, shprehet Edi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

