FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Nis Vettingu. Vendi meriton gjykatës e prokurorë të pakorruptuar

Organet e vettingut, ashtu siç ishte paralajmëruar në shtator kanë nisur punën, për të shqyrtuar dosjet e 800 njerëzve të drejtësisë. Lajmi i nisjes së punës së tyre është bërë nga vetë kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Urime, kurajo, suksese komisionerëve të Vetingut!Njerëzit e këtij vendi meritojnë një sistem drejtësie pa gjykatës e prokurorë të korruptuar”, shkruan Rama.
Tre organe të Vettingut do të shqyrtojnë dosjet e 800 njerëzve të drejtësisë. Në fund të shtatorit u miratua edhe struktura dhe pagat për stafin e këtyre institucioneve.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të ketë pjesë të stafit 68 punonjës. Ky institucion është pjesë e sistemit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që ka për qëllim garantimin dhe funksionimin e shtetit të së drejtës, sigurimin e pavarësisë së sistemit të drejtësisë, si edhe rikthimin e besimit të publikut tek institucionet e këtij sistemi.
Komisioni i kërkon Kuvendit 12 këshilltarë ligjorë dhe 4 ekonomikë. Sa i përket pagës, ligji përcakton që paga e tyre të jetë sa 80 për qind e pagës së komisionerit, por këtij pozicioni i njihet e drejta për pagesë shtesë për shkak të vështirësive, sipas rastit.
Ndërkohë, Kolegji i Apelimit do të ketë në varësi 65 punonjës, ndër ta 6 punonjës do të jenë në drejtorinë gjyqësore dhe tre në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Publikun. Drejtoria e përkthimit do të angazhojë 5 persona dhe burimet njerëzore do të kenë një personel prej 25 personash.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?