Rama nxjerr foton e ambasadores Yuri Kim me aplikanten e parë që merr vizë amerikane për 10 vite

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e ambasadores Yuri Kim me aplikanten e parë që mori sot vizën e parë amerikane me vlefshmëri 10 vjet.

Krahas fotos, Rama thotë se zgjatja e vlefshmërisë së vizës amerikane për qytetarët shqpitarë deri në 10 vjet, është shprehje kuptimplotë e rritjes së shumëfishtë të bashkëpunimit me SHBA-të.

LAJM I BUKUR në 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë rritet me 10 vjet e vlefshmëria e vizës amerikane të qytetarëve shqiptarë, si shprehje kuptimplotë e rritjes së shumëfishtë të bashkëpunimit pas firmosjes së Deklaratës së Partneritetit Strategjik gjatë mandatit tonë të parë qeverisës, si edhe rritjes së vazhdueshme të besimit tek Shqipëria, falë reformave shtetndërtuese e rezultateve domethënëse në një rrugë ndryshimi që vazhdon🇦🇱🤝🇺🇸
***Aplikantja e parë që mori sot vizën e parë amerikane me vlefshmëri 10 vjet👍”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?