FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama nxjerr grafikun dhe reagon sërish për rritjen e çmimit të karburanteve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për rritjen e çmimit të naftës në vend, ndërsa ka nxjerrë grafikun e luhatjes së çmimeve në bursë.

Përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebook” Rama ndalet dhe te protestat që po mbahen në vend kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe jo vetëm.

MESAZHI I RAMËS
A ka apo s’ka lidhje lufta me kërcimin e çmimit të naftës në tërë botën, kjo është një pyetje që mund ta bëjë vetëm kush bie pre e zhurmës së daulleve të dizinformimit e të çoroditjes së publikut, nga ata që dihet e shihet se kush janë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky grafik i nxjerrë sot nga një prej burimeve më serioze të informacionit për çmimet e naftës në botë, e tregon kokëfortësisht se kërcimi i panatyrshëm i çmimit, që kishte nisur të rritej pak nga pak paralelisht me thellimin e krizës energjetike, përkon përpikmërisht me nisjen e luftës.

Swiss Digital Mobile Reklama

*Mospranimi i fakteve të realitetit dhe fabrikimi i një realiteti konfliktual, me sajesa, shpifje, sharje, akuza, analiza të rreme, me qëllim shfrytëzimin e një tronditjeje që shkaktohet nga një fatkeqësi natyrore e pashmangshme, nuk ndodh për herë të parë në Shqipëri. Por këtë herë – kur një popull i tërë europian po martirizohet nga një agresion ushtarak dhe kur bota flet deri edhe për rrezikun e paimagjinueshëm të Luftës së Tretë Botërore – kjo shfaqje dhune verbale, për të nxitur urrejtje, përçarje, destabilizim, përmes shpifjesh, akuzash, sharjesh, mallkimesh, ishte fare fare e tepërt!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?