Rama për Georgia Melonin: E admiroj, ajo është motra e vogël e Shqipërisë

Në një intervistë për median italiane “La Stampa”, kryeministri Edi Rama ka folur si rrallë herë për marrëdhënien me homologen italiane Georgia Meloni, për të cilën ka shprehur admirimin e tij si politikane.

I pyetur për marrëdhëniet dhe afrimitetin e dëshmuar me homologen italiane Giorgia Meloni, kryeministri shqiptar u shpreh se ajo “është një surprizë e madhe për klubin euroatlantik dhe motër e vogël për Shqipërinë.

Unë e admiroj Georgia Melonin. Ajo është motra e vogël e Shqipërisë dhe unë jam një vëlla i vjetër i Italisë dhe e kemi njohur njëri-tjetrin si të tillë në Tiranë, ku jemi përqafuar dhe kemi folur me njëri-tjetrin. Giorgia jo për mua, por për klubin euroatlantik është një surprizë e madhe. Në të gjitha rrethanat ndërkombëtare ajo shihet me respekt të prekshëm, ka karizëm dhe thotë të gjitha gjërat e duhura. Jam 198 cm i gjatë, por kur flet duket më e gjatë se unë”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Momenti i përqafimit mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe homologes së tij Georgia Meloni gjatë një takimi të Komuniteti Politik Europian, në Moldavi, u përfol gjatë në mediat shqiptare dhe ato ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?