FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama për zgjedhjet e 6 marsit: Fituam se s’ka kush fiton tjetër

Në daljen e sotme para gazetarëve, kryeministri Edi Rama u pyet edhe lidhur me zgjedhjet e 6 marsit.

Por Rama tha se sot në kokën e tij ka vetëm një gjë, si ta mbrojmë shqiptarin, familjarin, konsumatorin dhe popullin shqiptar.

Sot ka vetëm një gjë në kokën time non-stop, si ta mbrojmë sa më mirë shqiptarin, familjarin, konsumatorin, si të mbrojmë sa më mirë popullin shqiptar nga kjo flamë. Këto pastaj fituam Dibrën, Rrogozhinën, Vorën, Lushnjen, fituam Durrësin… Po pastaj? Çfarë shije ka kjo në këto kushte kur ne flasim për gjëra që janë një tragjedi e madhe njerëzore. Si mund të…dakord shumë mirë, fituam, iku. S’mbaj mend kurrë që të mos kem pasur mendjen asnjë minutë te zgjedhjet. S’e kam pasur asnjë minutë realisht. Realisht, fituam, fituam, se s’ka kush fiton tjetër”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?