Rama përshëndet Gramoz Ruçin në Kongresin e PS. Salla shpërthen në duartrokitje

Kreu i PS, Edi Rama e ka nisur fjalimin e tij në Kongresin e PS-së me një përshëndetje për të pranishmit, por specifikisht me ish-kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

I nderuar kongres i PS, shumë të dashur socialistë dhe socialiste, kudo jeni dhe duke na ndjekur, i dashur Gramoz (duatrokasin).”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Si të mos mjaftonte një tërmet që tronditi fort mbarë shoqërinë tonë duke vrarë plagosur dhe nxjerrë për pak sekonda në rrugë të madhe mbi 15 mijë familje dhe një pandemi që goditi me forcë mbarë botën duke tronditur themelet e ekonomisë tonë, plas tani dhe një luftë mu në Europë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Kjo fatkeqësi e treta radhazi në tre vjet vret plagos dhe përzë nga vendi i tyre miliona njerëz por shtrembëron dhe këput hallka të zinxhirëve ekonomik të furnizimit të mbarë botës me naftë, gaz, grurë hekur e me radhë, duke goditur çmimit e produkteve bazë për ushqimin e njerëzve dhe për zhvillimin e vendeve.

Goditja mbi çmimet prek drejtpërdrejt 2 hallka të zinxhirit të jetës sonë, cënon ata që kanë të ardhura më të ulta, dhe nga ana tjetër kërcënon investimet publike dhe private.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?