FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri Rama, poston “Foto e Ditës” dhe ruhet prej mizave në Kozarë

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Kozarë të Beratit, ku ka drekuar me një familje fermere dhe ka dëgjuar shqetësimet e zonës lidhur me bujqësinë dhe blektorinë.

Shefi i qeverisë, siç duket nuk i ka rezistuar dot kureshtjes për të hyrë edhe brenda një sere ku stafi i tij e ka fotografuar duke parë zarzavatet. Këtë imazh e ka cilësuar si ”Photo of the day” (fotoja e ditës).

Ky imazh ka ngjallur mjaft reagime në rrjetin social Facebook ku qytetarët nuk kanë lënë rastin pa e thumbuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai e ka kaluar drekën sot në një familje fermerë në Kozarë të Beratit, ku si gjithmonë në bisedë me banorët nuk kanë munguar batutat edhe për politikën e madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ja tani që na shohin tek ERTV do thonë vajti atje. Ata të shkretët nuk kanë të hanë. Kanë mbledhur ça kishte fshati për t’i dhënë ty. Ça të them unë. Zonjave ju shërbej vetë, ju i shërbeni kujt të doni. Këtë e kam zakonin tim. Burrat ndaç të mos hanë fare, nuk na intereson”, – tha Rama.

E ndërsa zonja e shtëpisë është vënë në siklet për të ‘përzënë’ një mizë që vinte rrotull, kryeministri është përgjigjur: “Sa miza e sa grenxa duroj unë”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155593555041523/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?