Rama pritje për ambasadorët: Shqipëria nuk të lë kurrë të mërzitesh
Ne keto dite te ngarkuara politike shqiptare, ku ka shperthyer debati per zgjedhjen e kryeprokurorit te perkohshem dhe ku ambasadoret kryesore te akredituar ne Shqiperi jane vene ne shenjestren e forte te goditjeve te opozites, kreu i qeverise shqiptare e ka pare te udhes ti mbledhe ne kryeministri.
Per me teper qe ka menduar dhe per te çtensionuar sadopak situaten, teksa Rama nuk i ka kursyer batutat me perfaqesuesit diplomatike te vendeve mike te Shqiperise.
Keshtu, kryeministri Edi Rama mbremjen e sotme ka zhvilluar një pritje në ambientet e Kryeministrisë me ambasadorët e vendeve të huaja të akredituar në Tiranë me rastin e fundvitit.
Aiu shpreh me humor se Shqipëria është vend që nuk të lë kurrë të mërzitesh dhe se do ju mungojë pasi të mbarojnë misionin e tyre.
“Shpreh kënaqësi për takimin tonë të përvitshëm me rastin e festave që tashmë është kthyer në traditë.
Ju uroj mirëseardhjen dhe një punë sa më të frytshme në punën tonë edhe për ambasadorët që gjenden këtu për herë të parë.
Të jeni të sigurt se kur të vijë dita për t’u larguar, Shqipëria do ju mungojë.
Kemi dëshmi të këtij fakti, ku njerëz që vijnë nga vende të zhvilluara pasi ikin prapë mendjen e kanë në Shqipëri.
Shqipëria nuk të lë kurrë të mërzitesh dhe është një vend me të papritura dhe me surpriza”- tha Rama.
Ai e cilësoi si interesant 2017-n. Në analizën e tij të shkurtër bërë në pritjen e fundvitit me ambasadorët dhe përfaqësues të trupit diplomatik të huaj në Tiranë, Edi Rama u ndal tek zgjedhjet, marrëveshja e 18 majit dhe reforma zgjedhore.
“2017 ishte një vit interesant, me një proces zgjedhor që u zhvillua me shumë qetësi, larg konflikteve tradicionale, edhe pse mbërrinte nga një konflikt goxha artificial që cenoi jetën parlamentare dhe ecurinë e vendit, edhe ekonomike”, u shpreh ai.
Sa i takon marrëveshjes me Bashën, Rama tha:
“Marrëveshja reflektoi atë potencial të jashtëzakonshëm dhe rezervë të pashfrytëzuar që mbart politika shqiptar epër të realizuar gjëra që mund të duken të pamundura përmes bashkimit në momente kyçe dhe bashkimit në funksion të aspiratave të shqiptarëve”.
Ky vit shpërfaqi, sipas kryeministrit, vështirësitë për zbatimin e reformës në drejtësi.
“Na tregoi edhe sesa e vështirë është rruga e zbatimit të reformës në drejtësi, porse po ashtu zbatimi i kësaj reforme është një proces i pakthyeshëm. Humbëm disa muaj për të nisur procesin e vettingut, por varet sesi e shikon. Mund të quhet kohë e humbur në raport me shpejtësinë tonë, sepse mos harrojmë që në dy vjet kemi ndryshuar kushtetutën e vendit, kemi miratuar ligje të reja dhe i kemi hapur rrugë krijimit të një ngrehine të re të sistemit të drejtësisë”, vijoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

