Rama: Projekt-buxheti i 2018, prova e rritjes ekonomike

Pas mbledhjes së grupit të PS-së, kreu i qeverisë Edi Rama po flet për Projekt-buxheti 2018, për të cilin është shprehur se është prova e parë e një mandati rritjeje ekonomike dhe punësimi real. Kreu i qeverisë u shpreh përpara deputetëve se synohet që rritja ekonomike për vitin e ardhshëm të arrijë 4%.

“Sfida është jetësimi i prioriteteve të projektbuxhetit në terrenin e një viti të ri buxhetor ku gjithçka është përmbledhur duhet të zbatohet. Buxheti është programuar për një rritje mbi 4% qysh në vitin e ardhshëm dhe natyrisht është një rritje e bazuar nga njëra anë te rritja e të ardhurave dhe nga ana tjetër tek mundësia për investime”, u shpreh Rama duke theksuar se prioritete të vitit të ardhshëm janë investimet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim dhe bujqësi.

Kryeministri theksoi gjithashtu se pritet një financim i drejtpërdrejtë nga Komisioni Europian për sektorin bujqësor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Buxheti i vitit të ardhshëm është buxheti më i konsiderueshëm për bujqësinë, qoftë në aspektin e mbështjes së drejtpërdrejtë të prodhimit dhe eksporteve në bujqësi por qoftë edhe falë përpjekjes, besoj të suksesshme, pasi mungon vetëm fjala e fundit e KE, të bërë nga ministri dhe drejtuesja e AZHBR-së, për të marrë dritën jeshile lidhur me një financim të konsiderushëm dhe të drejtpërdrejtë nga KE për Bujqësinë”, theksoi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155266631301523/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?