Rama propozon Helidon Bendon për kreun e SHISH
Pas dorëheqjes së Visho Ajazit, Kryeministri Edi Rama ka propozuar Elidon Bendon si drejtor të ri të SHISH. Bendo aktualisht mban detyrën e Zëvendësdrejtorit të SHISH. Emërimi i drejtorit të ri është njoftuar nga kryeministrit.
“Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim 30 minutësh me Presidentin e Republikës, ku paraqiti propozimin për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi dhe emerim në këtë detyrë të zv/drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo.
Propozimi i Kryeministrit për lirim dhe emërim në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror erdhi pas dorëheqjes nga detyra të drejtorit të këtij Shërbimi, të cilën kreu i qeverisë e mirëpriti duke e falenderuar zotin Visho Ajazi për kontributin e tij”,- thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Jetëshkrimi zyrtar i Helidon Bendos
HELIDON BENDO ËSHTË EMËRUAR NË DETYRËN E ZËVENDËSDREJTORIT TË SHISH ME DEKRETIN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS NR. 9530, DATË 22.04.2016.
Përpara kësaj detyre, prej 7 vitesh ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror (AQ) të SHISH. Z.Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.
Z.Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Town në SHBA.
Gjithashtu, z.Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit. Ai flet gjuhët anglisht e greqisht. Z.Bendo i pëlqen të lexojë, peshkojë, udhëtoje dhe të kalojë kohë me familjen e tij.
Si emërohet kreu i SHISH
Ligji për Shërbimin Informativ
Neni 5
(Ndryshuar me ligjin nr. 8479, datë 29.04.1999)
Shërbimi Informativ Kombëtar drejtohet nga Drejtori, i cili përgjigjet për veprimtarinë e tij.
Drejtori e zëvendësdrejtor i tij emërohen e shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Kryeministrit. Punonjësit e tjerë emërohen e shkarkohen nga Drejtori i SHIK-ut.
Drejtori i SHIK-ut ka këto detyra: – Informon dhe raporton te Presidenti i Republikës dhe te
Kryeministri për probleme që lidhen me sigurimin kombëtar.
– Përgjigjet për mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e informacionit, i cili duhet të jetë objektiv dhe i pavarur nga konsideratat politike.
– Mbron metodat dhe burimet e informacionit nga ndërhyrjet e paautorizuara.
– Statusi i tij, për efekte trajtimi ekonomik, njësohet me atë të një ministri, ndërsa ai i zëvendësdrejtorit të SHIK-ut me atë të një zëvendësministri
KOHA JONË SONDAZH

