FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Qenëria e mediave që sulmon pa fakte

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në një konferencë për mediat nga qyteti i Korçës rastin e Xhisiela Malokut. Kryeministri tha se gjithë çështja është nën hetim dhe do të priste përfundimin e hetimeve të prokurorisë.

Ai deklaroi se përdorimi që po i bënë opozita historisë së vajzës së dhunuar është një tjetër dhunë ndaj saj. Nga ana tjetër kryeministri nuk ka i ka kursyer kritikat ndaj medias, që sipas tij e kanë përfshirë në mënyrë abuzive Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Tualant Balla.

Kryeministri u shpreh se një pjesë e mendave po sillën si “qenëri ndaj deputetit të PS”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me qëndrimin e deputetit tjetër Rrahman Rraja, djali i së cilit akuzohet për përdhunimin, kryeministri tha se “nuk e besoj variantin e tij”. Rama shtoi se “varianti i deputetit të Krujës është subjektiv dhe unë besoj atë që thonë institucionet. Nëse deputeti ka ndërhyrë do të mbajnë përgjegjësi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?