Rama reagon për protestën: Të ruajmë qetësinë dhe vetëpërmbajtjen
Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp një ditë pas protestës së opozitës dhe përplasjeve me policinë.
“E para është të ruajmë qetësinë dhe vendosmërinë për të mos lejuar që një grupim i udhëhequr nga verbëria e dëshpërimit të influencojë më shumë sec duhet në mënyrën tonë të jetuarit.
Së dyti dua të shpreh solidaritetin dhe respektin për të gjithë punonjësit e Policisë. Policia e Shtetit në të gjithë këtë zinxhir edhe dje kur protesta u transformua në një manifestim brutalk dhe ta zgjatur dhune ka treguar një profesionalizëm dhe qetësi për tu adminuar. Ata aknë vendosur një standart të ri për historikun e uniformave blu dhe kanë fituar admirimin e të gjithë qytetarëve të ndershëm.
Në aspektin e sjelljes së Policisë së Shtetit ndaj protestave, krahasimi me të shkuarën nuk vlen për të thënë shihni se sa mirë dhe sa me dinjitet sillet dhe punon sot policia. E shkuara na ka rezervuar kujtime shumë të rënda, që nuk kanë asnjë lidhje me asnjë standard të funksionimit të një policie shteti në një vend demokratik. Sot për shkak të histerisë me të cilën organizatorë, por dhe disa media e trajtuan incidentin me një nga organizatoret kryesorë të dhunës me detyron të kujtojë se kjo polici përpara pak kohësh në 2011 nuk u qëllua me asnjë guriçkë, e jo më me bomba e me zjarr dhe nga kjo godinë u urdhërua vrasja e 4 protestuesve të pafajshëm.
U urdhërua shkrehja e karikatorëve të kallashnikovëve ndaj protestuesve, u turr e gjithë trupa e FNSH dhe arrit të futej deri tek kullat përballë. Do të kishte qenë perfeksion i gjithë qëndrimi i policisë, nëse ato dy tre sekonda dy punonjës policie nuk do të kishin goditur me shkop gome dikë që iku policisë me vrap. Dikush që i ikën policisë me vrap ka një arsye. Në vende me demokraci shumë të konsoliduar se e jona do e kishte pësuar shumë më keq. Mos harroni që të veprosh në ato kushte, të jesh në flakë e në presion shtazarak. Mirëkuptoj ata punonjës policie”, deklaroi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

