Rama: Sa më shumë fëmijë, aq më shumë para. Ja shpërblimet
Sikurse e informoi dje, Kryeministri Edi Rama po prezanton sot krah ministres së Shëndetësisë, platformën sociale të projekt-buxhetit 2019. Me anë të kësaj platforme kryeministri nxit edhe rritjen e popullsisë pasi me lindjen e çdo fëmije, çdo prind do të marrë shpërblim që rritet në varësi të numrit të fëmijëve që sjell në jetë.
Rama deklaroi shumëfishimin e bonusit për beben. Fëmija i parë i një çifti do të marrë 8 fishin e bonusit 400 mijë lekë. Fëmija i dytë do të marrë 16 fish të bonusit 800 mijë lekë, dhe fëmija i tretë 24 fish pra 1 milionë e 200 mijë lekë.
”Çdo bebe që lind në maternitetet e republikës së shqipërisë do të regjistrohet aty dhe nuk do të shkojë në gjëndje civile dhe do të marrë menjëherë cekun për mirëseardhjen. Kjo një ndihmë e drejtëpërdrejtë për familjet që sot kanë vështirësitë e tyre dhe me lindjen e fëmijëve duhet të jenë të përkrahur. Është një masë që në kalkulimet tona do të nxisë natalitetin për të gjithë pa dallim”,-tha kryeministri Rama.
KOHA JONË SONDAZH

