FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Serbët jo pronarë të Telekom Albania. Eshtë sektor strategjik

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se bizneset serbe janë të mirëpritura të investojnë në Shqipëri, por jo për blerjen e sektorit strategjik të Telekom Albania.
“Qeveria shqiptare nuk është pjesë e transaksionit që do të kryejë një kompani private si Deutsche Telecom, e cila ka një strategji tërheqjeje nga tregjet e vogla dhe po bën shitje jo vetëm në Shqipëri, me kompaninë që do të zgjedhë të shesë biznesin. Por ky është një sektor strategjik dhe qeveria shqiptare pyetet, i kërkohet mendim nga vetë ata që janë të interesuar dhe qëndrimi i qeverisë shqiptare është shumë i thjeshtë dhe shumë i qartë: Bizneset serbe janë të mirëpritura në Republikën e Shqipërisë, por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca jonë”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?