Rama sherr me komentuesit në rrjetet sociale

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer debatave  me ndjekësit e tij në rrjetin social.  Rama ka postuar në rrjet bashkëbisedimin që ka pasur me  me disa prindër të cilët kanë propozuar ndryshimin ekalendarit ditor dhe orareve të mësimit që bëhet nëpër shkollat shqiptare.

Ndjekësit e Kryeministrit në rrjet kanë bërë komentet e tyre, ndërsa ai është kujdesur t’i përgjigjet, me rradhë komentuesve. Një nga komentuesit i shkruan Ramës, ….”vazhdo vidh sa më shumë të keqen vllai së më atë popull dele që keni jeni në rregull fare”.  Por Rama nuk e la pa i kthyer përgjigje. Ja si i “përvishet” kryeministri.

REPLIKAT

Swiss Digital Desktop Reklama

Komentuesi: Vazhdo vidh sa me shume te keqen vllai se me ate popull dele qe keni jeni ne rregull fare

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama: O ujk shko ne shkolle atje ku je se me kete nivel zhvillimi as nje kazem ne dore nuk do te ta japin kur te rritesh edhe pak e te mos kesh me babin e mamin qe te japin leket per te blere edhe xhel per mjekrren.

Komentuesi: iliri meta dhe saliu e ti o edi jeni qe spo beni pershqiptaret.por vetem per vete e per gjanin enver. po beni zmr.uffffff si ulodhem me juve

Edi Rama: Suela Kaja ligjet dhe rregullat e kane bere Austrine dhe boten e zhvilluar ate qe eshte, ndersa sa per burgun e gjagji Enferrit ti as nuk e ke idene fare se cfare flet e kjo s’ka lidhje me faktin qe jeton ne Austri, po me moszhvillimin qe vjen nga mosshkrimi e moskendimi… Te uroj zhvillim e mbaresi!

Komentuesi: Po mir po kto kalamajt si I lindin kto grat????se edhe me shiring me ba e me I pas lind,duhet ti kishin dy copa ne tavolin,,,,,,,, duhet ti kishit dhe disa meshkuj (burra) se nuk flitet per bashkqeverisie veq me gra po ok zgjedhja juaj

Edi Rama: Po si t’ia bejme ti Zamir qe keto grate e kane bere projekt-propozimin konkret per te cilin folem apo t’u thoshim nuk ju’a pranojme meqe burrat nuk kane pasur kohe te merren me kete pune!?! Hajde mendje hajde te marrsha te keqen e mendjes.

Komentuesi: Problemi eshte se cfare na zgjidhni pro lemin me kete rtal

Edi Rama: Problemi eshte se po nuk e degjove se per cfare flitet nuk e kupton as cfare zgjidhet! Keshtu qe ndiqe deri ne fund ate qe flitet dhe pastaj nuk do kesh nevoje te pyesesh cfare u zgjidh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?