FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: S’keni parë gjë akoma

Pasi prezantoi këtë të hënë paketën“Anti-KÇK”, kreu i qeverisë Edi Rama reagoi në rrjetet sociale. Në një postim në Twitter, ai thotë se pret shumë më tepër reagime ndaj paketës, të cilën e cilëson si më agresiven ligjore që një qeveri ka formuluar 30 vitet e fundit.

“Pres shumë më tepër reagime idiotike ndaj paketës më agresive ligjore, që një qeveri ka formuluar ndonjëherë në këta 30 vjet, kundër krimit të organizuar dhe aleatëve të tij në sistemin e vjetër e të korruptuar të drejtësisë! S’kemi dëgjuar gjë akoma,po ama s’kanë parë gjë akoma! Operacioni Forca e Ligjit (OFL) as nuk dublon, as nuk pengon, as nuk anashkalon institucionet që po lindin nga Reforma në Drejtësi, po është komplementar me to dhe do t’i bëjë një shërbim të madh shoqërisë, në këtë fazë tranzitore të sistemit të drejtësisë! Kaq për momentin”,- deklaron në Twitter Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?