FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama-studentëve: Nuk kemi tapet të kuq për askënd, mos e lidhni të ardhmen me punë shteti

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Shkodër ka bashkëbiseduar me studentët e këtij qyteti.

Ai deklaroi para studentëve se nuk duhet të fiksohen pas punës së shtetit, teksa shtoi se ambicia e tyre duhet të jetë më tepër se kaq. Përgjigja e tij erdhi pas pyetjes së një studenti për mundësitë që u ofrohen.

“Një tapet të kuq asnjë qeveri të kuq nuk e ka për askënd. Askush nuk e ka një tapet të kuq për të siguruar parakalimin triumfal dhe hyrjen në derën më të lartë të shtetit për dikë që ka mabruar shkëlqyeshëm. Ajo që dua të theksoj është se, shumë shpesh, në Shqipëri dhe rajon, shumcia dërrmuese e vajzave dhe djemve, pavarësisht nivelit të arsimimit, e konsiderojnë të ardhmen e tyre si të lidhur me shtetin. Dhe punën në shtet si punën më dinjitoze, unë shpresoj mos ta keni këtë, shpresoj që ambicia juaj të jetë më shumë se kaq”, deklaroi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?