FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama sulmon mediat pse i kujtojnë deklaratat kundër Trump

Nga foltorja e Kuvendit, Rama foli dhe për akuzat që iu bënë nga mediat për deklaratat e tij ndaj Donald Trump gjatë kandidimit, duke sqaruar se ai ka kritikuar qendrimin e tij ndaj emigrantëve, ndaj myslimanëve dhe ato kritika kanë qënë ndaj një kandidati në SHBA.

“Këta e kanë marrë kokën time dje dhe e kanë servisur në tepsi. PD nuk ka lënë portal pa m’i kujtuar mua ato fjalë ndaj kandidatit Trump.

Këta karanxhollë, kjo tufë, këta njerëz që nuk janë as në nivelin e berberëve të Stambollit, siç e përshkruan dhe Faik Konica tek “Shqipëria si m’u duk”, janë po ata që Fan Noli i quante gjithherësh “bejlurçina, patetikë, komikë”…se këta nuk kanë ndryshuar në rrugën e tyre dhe jargavitjen e tyre ndaj të fortit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë, sa kohë do të jem, do të jem ky që jam dhe nuk do të udhëhiqem në veprën time nga asgjë tjetër përveç nderit dhe dinjitetit të Shqipërisë që sot kam nderin dhe privilegjin të përfaqësoj. Ky shtet që mund të jetë i varfër, por jo në gjunjë. Mund të jetë shumë pas të tjerëve, por jo për të thënë atë që duhet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga gjithë kjo furtunë në gotën e rakisë së kafes së madhe të kësaj politike karanxhollësh do të mbetet vetëm fytyra levantine e kanibalit në dramën shekspiriane me atë sjelljen zvarranike ndaj të madhit: “Mos ke rënë nga qielli? Lërmë të jem skllavi yt…”- tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?