FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Situata e jashtëzakonshme kërkon ndërhyrjen e qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka takuar sot furnizuesit e naftës në vend, pas rritjes së çmimeve. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se pavarësisht se nuk është përgjegjësi e qeverisë, kjo nuk i bën ata që të jenë të ndarë.

Sipas Ramës, lufta në Europë ka sjellë pasoja të mëdha në Shqipëri, që është përkthyer në faturën e çmimit të energjisë, naftës dhe në të gjithë çmimet e tjera.

Ky takim nuk është as detyra, as përgjegjësi as e qeverisë në një sistem demokratik ku me Kushtetutë është sanksionuar liria e tregut. Por sot besoj është e qartë për të gjithë dhe insistoj që mund të jemi të ndarë në opinione por duhet të jemi të bashkuar në fakte. Vendi ynë po përballet me pasoja e një lufte në Europë. Nuk e kemi nisur ne dhe nuk e dimë sa do të zgjasë. Lufta ka ardhur në Shqipëri me faturën e çmimit të energjisë, naftës dhe ndikimin në të gjitha çmime”,– tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri njofton një plan masash në fund të javës, ndërkohë që tha se qeveria do të hyjë në administrimin e furnizimit me naftë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?