Rama- tek Arkitektura: Nuk ka qofte te daja! Studentët i ndërpresin fjalën: Po flet gjatë!

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentët tek Arkitektura, duke theksuar se për një pjesë të shqetësimeve të studentëve është i stafeve akademike. Gjatë fjalës së tij, studentët filluan të kritikojnë, duke u shprehur se “po flet gjatë”.

“Së pari, administratori nuk vendos as për buxhetin dhe as se si ndahet dhe as se si bëhet buxheti transparent. Buxhetet në bazë të ligjit, fillojnë diskutohen nga departamentet, pastaj vazhdojnë me fakultetet, pastaj shkojnë tek rektorati dhe senati. Ka një senat ku studentët janë të përfaqësuar.

Senati duhet të adresonte gjithë ato që u përmendën këtu. Nuk ka funksionuar si i tillë. Për sa i përket tarifave, edhe unë do të kisha bërë si ju. Çdo student ka të drejtë të di se sa duhet të paguaj dhe nëse ka një tarifë të re, si ajo e mbetjeve, ka një tarifë të re. Ajo VKM-ja e famshme e miratuar që në maj dhe që ju nuk e dinit.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/284859442171438/

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk mund të thuash që autonominë e dua, por kur vjen puna tek përgjegjësia, thonë shkoni tek ministria. Dhe çfarë gjëje duhet të bëni ju, se qofte tek daja nuk ka ky sistem që kemi zgjedhur. Secili nuk duhet të çojë kërkesa si tek amazon.com.

Mos bëni atë që bënë disa nga miqtë tuaj dhe lanë konkrrën e namit tek publiku. Po flas për komunikimin dhe dialogun”,- tha kryeministri Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?