Rama: Tahiri nuk është skuth, por çdo “berr”….

Edi Rama i ftuar në studion e Arian Çanit tha ndër të tjera se nuk pendohet për ato çka u tha gazetarëve. Ndërsa i pyetur për lidhjet me Saimir Tahirin, kryeministri tha se ai përgjigjet vetë (pra Tahiri) për çështjet e akuzës dhe se çdo “berr” (bagëti) varet nga këmbët e veta” theksoi kryeministri. I mëshoi fort këtij togfjalëshi, duke lenë të kuptohet se nuk ka asnjë gjynah në raportet me ish-ministrin e brendshëm Tahiri. Pra me një togfjalësh e hodhi nga vetja dhe e la të lirë Tahirin në rrugë të madhe. Por Rama nuk harroi të shtonte se Saimir Tahiri nuk është skuth. Kjo lidhej me sa dukej me përgjimet e mundshme që thuhet se ish-ministri mund të ketë bërë Edi Ramës dhe ministrave. Siç Rama i dërgoi live mesazh Saimir Tahirit se nëse ke përgjuar kujdes. Kryeministri duket realisht jo në formë, pasi duhet pranuar se dosja Tahiri-Habilaj e ka dërmuar shumë, aq sa nuk do ia bënte gjithë puna e qeverisjes gjatë katër viteve të ardhshme.

Ish kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë i ka thënë ish ministrit të Brendshëm Saimir Thairi, kur ka mësuar se ky i fundit i kishte shitur makinën Habilajve.

“Më kujtohet që i kam thënë: Pse s’thua që makinën e paske bërë ushqim për qentë që nuk të ndahen”, tha Rama, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, mbrëmjen e kësaj të premte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?