Rama udhëton drejt Maqedonisë, takon Zaev: Dy vendet bashkëpunim në rrugën Euroatlantike

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka udhëtuar mbrëmë drejt Maqedonisë ku është pritur nga homologu i tij Zoran Zaev. Rama ndodhet në Shkup në kuadër të Samitit të 100 të Europës Juglindore, sic informojnë nga kabineti qeveritar i Maqedonisë, Rama i ka uruar Zaevit për zgjedhjet e ndershme dhe demokratike, transmeton Zhurnal.mk.

“Rezultati nga zgjedhjet është në agjendën e demokracisë si dhe përkrahja e politikave reformuese për të gjithë, ato janë fitore për një koncept shoqëror, do bëjmë gjithcka që duhet që të sigurojmë besimin e qytetarëve dhe të bëjmë jetë kualitative”, ka thënë Zaev.

Dy kryeministrat Rama dhe Zaev konstatuan se Maqedonia dhe Shqipëria kanë bashkëpunim të mirëfilltë politik dhe cështje jo të hapura dhe se duhet të bashkëpunojnë në sferat integruese ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qeveria do të vazhdojë të zhvillojë marrëdhëniet fqinjësore me miqtë e rajonit për hapjen e rrugës drejt Natos dhe BE”, ka thënë Zaev.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?