FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama uron “mirëmëngjes” me këto foto

Kryeministri Edi Rama është rikthyer edhe një herë tek përmbytjet e një jave më parë. Në statusin e tij të mëngjesit, këtë të dielë, kreu i qeverisë ka postuar në Facebook foto të ndihmës që ofroi Kosova për ditët e vështira. Në foto duken mjete të ofruara nga ushtria e Kosovës për të bërë të mundur shpëtimin e njerëzve në rrezik.

“Mirëmëngjes, dhe me këto pamje të solidaritetit nga Kosova në mbështetje të zonave të përmbytura ju uroj një ditë mbarë,” shkruan Rama në Facebook.

Kryeministri e konsideroi operacionin e Forcave të Armatosura gjatë përmbytjeve të suksesshëm, duke marrë parasysh faktin që nuk pati asnjë jetë të humbur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?