FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama vizitë në Serbi me 3 dhe 4 nëntor

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Serbinë në datat 3 dhe 4 nëntor, ku do të mbahet takimi i radhës së 3 vendeve që kanë firmosur për nismën “Ballkani i Hapur”.

Mësohet se Rama, presidenti serb Vuçiçi dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të diskutojnë në Beograd për hapat e radhës për konkretizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave për qytetarët e tyre.

Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse në Beograd janë thirrur të marrin pjesë dhe përfaqësuesit e 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që ende nuk e kanë hedhur hapin për t’ju bashkuar kësaj nisme. Rama, Vuçiç dhe Zaev në mbyllje të tryezës së diskutimeve do të zhvillojnë dhe një konference për shtyp.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?