Rama: Zgjedhjet parlamentare do jenë mes 15 prillit dhe 15 majit 2021

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në emisionin “Opinion” se zgjedhjet e ardhme parlamentare do të jenë në pranverë.
Kryeministri tha se teknologjia që kërkon PD-ja për votimet është e pamundur për shkak të kohës së shkurtër që palët kanë në dispozicion.

Praktikisht me këtë që pohoi kryeministri se edhe një kërkesë e opozitës që u tha se u plotësua nuk realizohet teknikisht, pra kthehemi te pika zero: Asgjë nuk u bë me reformën zgjedhore!

I ftuar në “Opinion”, Rama tha se këtë proces duhet ta kryej KQZ-ja e re dhe se PD-ja duhet të caktojë nënkryetarin e këtij Komisioni të vëzhgojë këtë proces.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke pasur këtë sistem teknologjik, votimi dy herë është i pamundur. Ne donim që 2019-ta, zgjedhjet lokale të shërbenin për të testuar sistemin. Problemi që kemi sot është koha. Kemi humbur shumë kohë. Kemi tre vjet e ca që presim opozitën. Nuk bëhet rregullat e lojës me molotov, por me dialog.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne kemi bërë edhe simulime në selinë e PS me votues dhe ajo që ne kemi marrë nga të gjitha analizat me kompanitë që e bëjnë është se nga momenti i nënshkrimit të kontratës dhe zbatimi duhet minimumi është 6 muaj. Kemi zgjedhur KQZ-në e re, e cila do të marrë korrikun. Le të themi se gara ndërkombëtare do shpallet në shtator. Duhen dy muaj, pra deri në nëntor. Ne hyjmë në vitin e ri zgjedhor kur duhet të nënshkruajmë kontratën. Jemi në pamundësi objektive. Ne na duket e pamundur objektivisht dhe teknikisht por jo të nxjerrim arsye këtë. I kemi thënë se ne jemi gati për këtë, por KQZ dhe Partia Demokratike duhet ta marrin përsipër këtë punë.

Nga pikëpamja e të gjithë përgatitjes së procesit, tenderimin është KQZ që duhet ta bëjë. Ndërsa PD të zgjedh një person vetë si nënkryetar që të merret posaçërisht me këtë. U bë teknologjia, malet tona më të larta, ne shkojmë me teknologjinë. Nuk u bë teknologjia, nuk duhet të dëgjojmë më gërr verr se ne e sabotuam”,- tha Edi Rama.

Opinion - Edi Rama per marreveshjen me opoziten! (4 Qershor 2020)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?