FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ramush Haradinaj: Kryeministri Rama nuk më shkroi pas dorëheqjes

Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë i Kosovës ka dhënë një intervistë për arsyet e dorëheqjes së tij për televizionin T7 në Kosovë. Ai ka dhënë detaje rreth ftesës së Gjykatës Speciale dhe dorëheqjes së tij. Ai ka konfirmuar raportet e ftohta me homologun e Shqipërisë, Edi Rama i cili nuk kishte reaguar direkt për thirrjen e tij nga Gjykata Speciale.

“Kam marrë shumë letra prej kryeministrave të rajonit, por jo prej Edi Ramës. Prej Shqipërisë më kanë shkruar presidenti Berisha, presidenti Mojsiu që ishte dhe këtu etj. Në Shqipëri është një ndjenjë respekti dhe vetëdija kombëtare e ka bërë të veten. Ata i përcjellin këto tema” – tha Haradinaj që i ka falënderuar të gjithë ata që i kanë shkruar pas vendimit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?