FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Raporti i CIA-s, Braimllari: Bosi drogës Rama, të bashkohemi në protesta

Pas raportit të CIA-s ku përmendet Shqipëria për trafikun e drogës, ka reaguar deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, ku në një postimi në facecbook, ai thotë se bosi i drogës në vend është Kryeministri Edi Rama.

”Shqetësimi i shërbimeve të inteligjencës amerikane CIA mbi Shqipërinë për trafikun e drogës, si prodhuesin më të madh të mariuanës dhe rrugë kalimi për kokainën dhe opiumin dëshmon atë çfarë kemi thënë prej kohësh. Dëshmon dhe një herë që bosi i drogës është vetë Kryeministri”,-shkruan Braimllari.

Për të lirimi i Haki Çakos nga detyra si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nuk e shpëton vendin nga droga, pasi bosi që për të është Rama, qëndron aty në implementimin e planit.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Lirimi i kryepolicit nuk e shpëton sepse bosi i drogës është aty në implemetimin e planit të drogës që po e nxin çdo ditë e më shumë Shqipërinë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të rruga e vetme është ajo e një fronit të bashuar opozitar për të larguar këtë qeveri. ”Nuk ka rrugë tjetër përveçse një front të bashkuar për të larguar këtë fatkeqësi kombëtare”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?