FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reagon ashpër Manjani: Në një vend normal, Lu & Lei do ishin shpallur non grata

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të diplomatëve për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri vetëm me votat e Partisë Socialiste.

Në një koment në Twitter, Manjani shprehet se në një vend normal, për këtë ndërhyrje diplomatët do të ishin shpallur non grata.

“Lu&Lei nuk mund të vendosin për çështje që i takojnë strikt përfaqësuesve të popullit Shqiptar! Aq më pak mund të vendosin duke sugjeruar shkeljen e Kushtetutës së Republikës! Në çdo shtet normal, do tu ishte filluar procedura e shpalljes non-grata, në një situatë të tillë”,- shkruan Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?