FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reagon Balla për zjarrin në Lushnjë: Mirënjohje zjarrfikësve për punën, flakët rrezikuan banesat

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pasi u shuan vatrat e zjarrit në fshatin Zhamë në Lushnjë.

Falë punës së pandërprerë të forcave të zjarrfikëse të Lushnjes, Fierit, Divjakës, Beratit, Roskovecit, Rrogozhinës, Peqinit, Kuçovës, kompanisë Albpetrol, ndihmuar edhe nga efektivë të Forcave të Armatosura dhe punonjës të ndërmarrjeve të Bashkisë Lushnjë, zjarri në Zhamë u shua plotësisht. Shumë mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë, duke shmangur dëme shumë, shumë më të mëdha nëse nuk do të ishte arritur vendosja nën kontroll gjatë natës dhe nëse nuk do të ishte punuar pa ndërprerje deri në mëngjezin e sotëm“, shkruan Balla në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?