Reagon kryeministri Rama pas kërkesës së SHBA ndaj Serbisë për trupat ushtarake
Kryeministri Rama ka reaguar sonte rreth orës 23.15 në lidhje me kërkesën ultimative të SHBA drejtuar Serbisë për tërheqjen e trupave ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën.
“Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, ka shkruar Rama.