FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reagon LSI/ Deputetja Mehmetaj: Edi Rama, mos prek gazetarët

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka reaguar sot për incidentin mes mbështetësve të PS dhe gazetarëve, gjatë kohës që këta të fundit pyesnin Saimir Tahirin. Në një koment në Facebook, Mehmetaj shprehet se pas kanabisizimit të vendit nga Rama, tani po i vjen fjala dhunës ndaj fjalës së lirë.

Postimi i plotë i Mehmetajt në Facebook:

Edi Rama tashmë i dëshpëruar për fundin që po i vjen dhe i frikësuar nga përballja me drejtësinë, lëshon të paguarit e tij mbi ata gazetarë që vazhdojnë të kryejnë me profesionalizëm detyrën e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur Edi Rama dhe Saimir Tahiri nuk i bëjnë dot ballë pyetjeve të gazetarëve, si do arrijnë tu përgjigjen organeve të akuzës dhe gjyqtarëve që do kërkojnë drejtësi?

Swiss Digital Mobile Reklama

Mirë se e mbollën Shqipërinë me hashash… Mirë se krimin e bën njësh me shtetin… Po tani Edi Rama po përpiqet të vrasë edhe fjalën e lirë.

Respekt dhe solidaritet për profesionalizmin dhe dinjitetin e gazetares Klodiana Lala!

Mbështetësit e PS sulmojnë gazetarët për Tahirin. “Zhduku! Ta marr për leckash” (VIDEO)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?